Shënohet viktima e parë nga gripi i derrave
TIRANË - Një burrë 57-vjeç nga Sukthi i Durrësit ka ndërruar jetë sot pasdite në Sanatorium ku ishte i shtruar pas komplikacioneve që shfaqi nga prekja me virusin A/H1N1. Lajmin e dha pak minuat më pare për 'Shekullin' drejtori i Politikave Shëndetësore në ministri, Pëllumb Pipero.
Personi që ndërroi jetë (identiteti i të cilit nuk u bë i ditur nga autoritetet) kishte marrë dje analizat ku rezultoi pozitiv me A/H1N1. Ndërkohë Pipero shpjegoi se mjekimi i tij me Tamiflu kishte filluar ditë më parë, pasi mjekët kishin dyshuar se ai mund të ishte i prekur nga gripi i derrave.
Më tej, Pipero sqaroi se ky person vuante nga sëmundje kronike të zemrës si dhe kishte një sëmundje të pashërueshme në prostatë. Prekja nga A/H1N1 i ka krijuar komplikacione me organet e frymëmarrjes duke i marrë edhe jëtën. Kjo ështe viktima e pare nga gripi i derrave ne vendin tone, ndersa numri i të prekurve eshte mbi 200 persona.