E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, stazh me pagesë për 84 studentë ekselentë

Në fjalën e tij, Basha bëri të ditur se nga burimet e Bashkisë, të paktën 1 milionë euro, do të adresohen për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës.

Në këtë kuadër Kryetari i Bashkisë bëri të ditur vendimin për t’u mundësuar stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera publike, në sektorin privat, duke filluar nga java e parë e Janarit për 84 studentët e diplomuar sot.

“Në këtë kuadër jam i lumtur të ndaj me ju sot vendimin për të mundësuar për të gjithë ju 84 studentët e diplomuar sot, një stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera publike, në sektorin privat duke filluar nga java e parë e Janarit. Duke bërë këtë nuk bëjmë gjë tjetër veçse përmbushim rolin tonë si një faktor aktiv për të lidhur nevojat dinamike në tregun e Tiranës dhe ekonomisë së Tiranës për profesionistët e rinj, të mirëkualifikuar. Në rastin tuaj kam besim se kjo nuk do të jetë një punë e vështirë pasi të gjithë punëdhënësit, biznese apo institucionet, duke nisur me Bashkinë e Tiranës, janë të gatshëm të ftojnë më të mirët në fushën e tyre”, theksoi Basha.

Dita e ekselencës përkoi dhe me një ditë të veçantë në historinë tonë dhe historinë e studentëve në veçanti. 21 vite më parë, tha Basha, pikërisht nga ky vend, nisi jetësimi i ëndrrës për t’i dhenë fund diktaturës më të egër në Evropës dhe për të instaluar në vend sistemin demoktratik pruralist. Kryebashkiaku tha se si atëherë, ashtu edhe sot, ky mbetet vendi nga nisi rrugëtimi, shpresa, dhe e ardhmja e qytetit tonë, shoqërisë sonë dhe kombit tonë. /Start/

                                                                                             2011-12-08 08:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›