E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci takon Klinton: Marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen

BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi është takuar në Bruksel me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Në fokus të takimit mes shefit të qeverisë kosovare dhe sekretares amerikane të shetetit ka qenë situata politike aktuale dhe zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Zyra e shtypit e kryeministrisë bën me dije se Klinton ka përshëndetur marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka kërkuar të njëjtat të zbatohen në mënyrë që të dëshmohet konstruktivitet.

Në këtë takim është diskutuar edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, ndërsa edhe në këtë fushë sekretarja amerikane e shtetit ka ofruar mbështetje, duke e bërë të qartë se Kosova nuk mund të mbetet e izoluar.

Sekretarja amerikane e shtetit ka kërkuar nga qeveria kosovare vijimin e reformave në institucionet kryesore të vendit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›