Bashkimi i Prizrenit, i treti i Ligës Unike

Bashkimi i Prizrenit fiton finalen e vogël në Ligën Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketboll për femra, teksa ka triumfuar me vetëm një pikë ndaj Partizanit, 72-71. Gjithçka ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa Bashkimi i Prizrenit ka fituar periodën e parë, 20-18. Kundërpërgjigjet Partizani në të dytën 15-21 dhe në pushim gjithçka është në favorin e skuadrës së Eliverta Bujarit, 35-39.
Pas pushimit, Bashkimi i Prizrenit është më në lojë. Fiton periodën e tretë 15-12 dhe Partizani kryeson me vetëm një pikë diferencë, 50-51. E fundit 22-20 po për Bashkimin e Prizrenit, që ka fituar 72-71.