E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkitë socialiste: Po na cënohet autonomia, në protestë



Kryetarët e bashkive dhe komunave socialiste njëkohësisht përfaqësues të Shoqatës për Autonominë kanë akuzuar edhe nje herë qeverinë se po cënon autonominë vendore dhe duke theksuar se ata së shpejti do të çohen në protestë. Artan Shkëmbi, kryetari i kësaj shoqate njëkohësisht kryetar i bashkisë së Pogradecit deklaroi se qeveria po përpiqet të importojë krizën ekonomike dhe financiare në kurriz të buxhetit të bashkive dhe të qytetarëve.

Këto deklarata janë dhënë pas një mbledhjeje të zhvilluar në bashkinë e Tiranës së kryebashkiakut Edi Rama së bashku me krerët e bashkive dhe komunave socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›