Patozi: Rama të pranojë vendimet e Kolegjit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar sot për çështjen e kutive të votimit në Ruzhdie. Patozi tha se kreu i PS-së, Rama prej ditësh po përdor Ruzhden, por sipas tij, ishin komisionerët e PS-së që braktisën qendrën e votimit. Patozi tha se Kolegji nuk vendosi rinumërim në Ruzhdie dhe shpalli të pavlefshme votat. "PD humbi një mandat nga ky vendim", shtoi ai.
Kreu i grupit parlamentar demokrat ftoi Ramën që të pranojë të gjitha vendimet e Kolegjit, siç pranoi vendimin për Ruzhdien.
Kreu i grupit parlamentar demokrat ftoi Ramën që të pranojë të gjitha vendimet e Kolegjit, siç pranoi vendimin për Ruzhdien.