Bashkohen J.Lo dhe Marc Anthony
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony u ndanë pas 8 vjetësh martesë, por tani janë miq të mirë dhe janë parë bashkë në një takim organizuar nga shkolla e fëmijëve të tyre në Los Angeles.

Këngëtarja u shfaq e veshur në të bardha, me pak make-up dhe e qetë.

Ndërsa i vogli Max nuk dukej gjëkundi,binjakja e tij, Emme u fotografua ndërsa puthte me mall të atin e saj, Marc.

Aktualisht Jennifer është e lidhur me 26-vjeçarin Casper Smart, ndërsa Marc është single që prej muajit prill.

