Detajet e lindjes të bebit mbretëror të Kate dhe William
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, do të kryejë një lindje natyrale dhe pranë saj mund të jetë nëna e saj Carole dhe motra Pipa nëse princi William nuk do të asistojë në momentin vendimtar, pasi mund të jetë në detyrë me Forcat Ajrore në Anglesey.

Nëse Carole dhe Pippa do të jenë pranë Kate gjatë lindjes, kjo do të thotë familja Middleton mund ta mësojnë seksin e mbretit të ardhshëm të porsalindur apo mbretëreshës, edhe para Mbretëreshës Elisabeth, edhe pse burime pranë pallatit mbretëror thanë se të dyja palët e familjes do të informohen pothuajse njëkohësisht.

Princesha pritet të lindë fëmijën e saj të parë, në të njëjtin maternitet në Londër ku edhe Diana lindi bashkëshortin e saj, Princin Harry në vitin 1982.

Ndonëse në muajin e tetë të shtatzanisë, Princesha ka përcaktuar të gjithë detajet rreth lindjes që pritet të ndodhë në mesin e muajit korrik.

Fëmija mbrëtëror do të lindë në St. Mary Hospital të Paddingtonit, ndërsa gjinia e foshnjes nuk i është thënë ende prindërve, pasi ata duan që të mbetet një surprizë për në momentin e lindjes.


