E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkohen strategët, ligjëron Fergie

Strategë të njohur nga Premierliga dhe Evropa janë mbledhur sot në Burton të Anglisë në një forum ku diskutohet e ardhmja e futbollit.

Sir Alex Ferguson, Hoëard Wilkinson, Roy Hodgson, Giovanni Trapattoni, Michael Laudrup, Brendan Rodgers e Fabio Capello janë disa nga emrat e pranishëm në këtë forum. Sir Alex Ferguson ishte ai që e nisi i pari ligjëratën e tij.

Fergie krahasoj periudhën kur ai e nisi punën si trajner në vitin 1986 dhe situatën aktuale.

"Unë mendoj se është situatë e njëjtë. Ndryshimi i vetëm sipas meje është mënyra se si sot mediat veprojnë në futboll. Edhe shoqëria ka ndryshuar dhe mënyra se si mbështetet futbolli. Presioni gjithmonë ka qenë, sidOmos nëse je trajner i Manchester United. Të gjithë presin nga ti për të fituar dhe për të qenë i suksesshëm" deklaroi Ferguson.

I pyetur për futjen e teknologjisë në futboll, Ferguson tha se kjo është një çështje e madhe për të cilën është folur në 12 vitet e fundit dhe se se do një studim të thellë për të lejuar apo jo. /Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›