E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham prapë në Milan?

Duket diçka si vështirë e arritur, por rikthimi i David Beckham në Milano është opsion i mundur. Ylli anglez pas largimit nga LA Galaxy ende nuk e ka gjetur skuadrën e re por që po insiston ta bëjë atë.

Rikthimi në Milan mund të jetë një nga dëshirat e tij. Milanit po i mungon një mesfushor me përvoj e pasime si Beckham, çka edhe e ka hapur mundësinë e rikthimit të tij. Jeta dhe familja janë mundësitë që Beckham të nisë bisedimet me Milanin.

Victoria dhe fëmijët e tij e pëlqejnë shumë qytetin e modës, ndërsa edhe vetë anglëzi thuhet se do të kishte dëshituar të përfundoj karrierën në Milan.

E tëra mbetet në skuadrën e Milanit që sipas disa zërave nëse do ti bënte një ofertë yllit anglez, ajo do të pranohej dhe se Milani do të "zgjidhte" problemet në mesfushë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›