E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkohet dosja e Arben Frrokut me hajdutin e makines ne Durres

Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkon dosjen e Arben Frrokut me shoferin e hajdutit, që vodhi makinën në Durrës nga e cila u vra kryekomisari Dritan Lamaj.
Pas hetimeve një mujore, sipas prokurorisë, ka dyshime të bazuara në prova se Gentjan Bejtja, i arrestuar në Durrës, ka bashkëpunuar në grabitjen e makinës së llojit “BMË”, me të cilën vrasësit kanë ekzakutuar ish-shefin e Komisariatit nr.6 mbrëmjen e 24 shkurtit.
Pas bashkimit të dosjes, me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” me afat 30 ditor, çka Bejtja do të qëndroi në qeli deri në një vendim tjetër për llogari të Krimeve të Rënda në Tiranë.
Vet Bejtja, sipas akuzës, ka mohuar se ka lidhje me vrasësit e kryekomisarit Lamaj duke pretenduar se është i pafajshëm.
Ndërkohë brenda muajit Arben Frroku I arrestuar në Selanik do të dal para Gjykatës me kërkesë të drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›