Durres ne 5 vjet do te shtrihen 52 km rrjet i Ujesjellesit
52 km rrjet i Ujësjellësit do të shtrihen brenda 5 viteve në Durrës.
Investimi me vlerë 86 milionë USD i akorduar nga Banka Botërore, pritet të nisë brenda 2-muajve.
I pranishëm ne prezantimin e projektit nga këshilli i qarkut, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, tha se ky investim i cili nis nga Fushë Kuqe, do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë qytet.
Bashkë me investimin do të ndërtohen disa rezervuare shtesë për të mundësuar furnizimin me ujë dhe ndërhyrje në vendet ku nuk ekziston ky rrjet.
Projekti parashikon shtrirjen e një linje të re me një tubacion 700 milimetër dhe do të kalojë paralel me bregdetin.
Brenda këtij investimi është parashikuar që brenda një 5 vjeçari të instalohen matësat dhe të rritet në 85 përqind arkëtimi i ujit.