E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basketboll Meshkuj/Partizani shtang Vllazninë

Partizani ka bërë surprizën më të bukur në basketboll për meshkuj, ndërsa në javën e trembëdhjetë, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, arrin të mund Vllazninë, 74-71. Një fitore domethënëse e të kuqve të Erdal Borovës, që kështu i shtojnë shanset vetes për të qenë ata pjesë e Play-off për titull kampion.

Në fakt, Partizani në periodën e parë nuk ka shkuar më shumë se sa barazimi 10-10. Vllaznia merr frenat e lojës në dorë dhe fiton periodën e parë 19-13. Edhe e dyta është në kontrollin e Vllaznisë, që ka fituar 22-18 dhe në pushim kryeson 43-31.

E ruan deri në mesin e periodës së tretë këtë avantazh e Partizani me shumë qetësi, edhe duke pasur amerikanin Hud, arrin që të përmbysë. 26-14 perioda e tretë për të kuqtë dhe në total 57-57. Ka një moment pauze në fillimin e periodës së katërt, sepse ndriçimi nuk ka qenë i mjaftueshëm në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” dhe në këtë mënyrë, me konsesusin e të dy trajnerëve, Bilalit për Vllazninë dhe Borovës për Partizanin, loja ka vijuar.

Vllaznia është afruar deri në dy pikë, 71-73, por nuk ka mundur të përmbysë. Përfundimisht 74-71 për Partizanin, ndërsa Goga Basket, duke mundur Tiranën, 95-74, arrin që të marrë fitoren e trembëdhjetë radhazi në kampionat.

Sakaq, Teuta e ka patur si ndeshje stërvitore takimin me Barleti-Eagles, të cilën e ka fituar 151-94. Kampionati i basketbollit për meshkuj rikthehet të shtunën në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar me sfidën Goga Basket – Vllaznia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›