E Diel, 1 Nëntor 2026

Basketboll NBA, Miami barazon në 2-2 serin e fitoreve ndaj San Antonios

Në NBA finalja mes Majemit dhe San Antonios vijon të dhurojë spektakel dhe surpriza. Pas avantazhit surprizë të Spërsave ka ardhur mënjëher reagimi i kampionve në fuqi të cilet kanë barazuar serin e fitoreve duke bërë që kjo finale e madhe në basketbollin Amerikan të shkojë në 7 përballje.

Një paraqitje e jashtëzakonshme e treshes së Majemit, Xhejms-Uejd-Bosh, solli si rezultat barazimin e serive të përballjeve ndaj San Antonios në 2-2, pas suksesit të ekipit të Floridas me rezultatin 109-93 në fushën kundërshtare.

Gjatë gjithë playoff dhe sidomos në këtë seri, e gjithë barra e lojës së Majemit kishte rënë mbi LeBron Xhejms, ndërsa edhe ky i fundit nuk kishte qenë në formën e tij më të mirë duke realizuar statistika që për të janë nën mesataren.

Por në takimin e mbrëmshëm, të luajtur në fushën kundërshtare dhe me ndërgjegjen se San Antonio mundësi reale për të fituar titullin, Xhejms i është kthyer paraqitjeve të tij mbresëlënëse me 33 pikë dhe 11 topa në tabelë, ndërsa teksanët e kishin thuajse të pamundur të kontrollonin yllin e Floridës

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›