E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Siti klubi me rrogat me te larta

Mançester Siti është bërë klubi që jep rrogat më të larta jo vetëm në futboll, por në të gjithë botën e sportit.
Milionat e sheikëve dhe rënia e vlerës së euros kanë bërë që Barcelona dhe Reali i Madridit të zbresin nga froni që mbanin prej vitesh.
Një analizë e bërë në disa nga sportet më të paguar si futbolli, basketbolli, bejsbolli, futbolli amerikan apo hokeji në akull nxjerr se klubi anglez i sheikëve ka lënë prapa gjithë të tjerët.
Siti jep mesatarisht 6.3 milionë euro rrogë në vit për një lojtar, çka që do të thotë mbi 100 000 stërlina në javë.
Në vend të dytë është ngjitur klubi i bejsbollit amerikan, Doxhers i Los Anxhelosit.
Reali i Madridit dhe Barcelona janë pas tyre, megjithëse vjet Reali ishte i pari dhe Barça e dyta. Shkak për zbritjen në renditje të dy klubeve spanjollë është rënia e monedhës euro.
Megjithë reformat e nëdrrmarra nga klubi italian Milani renditet në vendin e pestë.
Një politikë shtrënguese me rrogat vazhdon të ruajë Bajerni i Mynihut. Megjithëse triumfuan në Ligën eKampioneve, bavarezët klasifikohen vetëm në vendin e nëntë në skuadrave që paguajnë më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›