Basketbollistët shqiptar eksod drejt Kosovës

Basketbolli shqiptar ka humbur shumë nga cilësitë e tij dhe sot ai lufton për mbijetesë në kushtet e një degradimi të pazakontë të sportit. Kuptohet që problemi kryesor është investimi i paktë në sport nga pushteti qendror e lokal, por edhe nga paratë e pakta që jep për federatat sportive përkatëse MTKRS nga buxheti i shtetit.
Përveç tyre, infrastruktura është dëmtuar e degraduar më tej dhe në dy dekada ka pak ose aspak investim në infrastrukturë, gjë që ka sjellë këtë situatë dëshpëruese veçanërisht për basketbollin. Natyrisht ekipet janë pakësuar dhe në të dy gjinitë ka rënie cilësore të garës. Por ndryshe është situata në Kosovë, ku basketbolli është sport i parë dhe po bëhen për pjekje për të pasur një kampionat elitar, të konkurrueshëm në rang ballkanik.
Duke parë cilësinë e dobët të kampionatit shqiptar dhe pasigurinë financiare të klubeve, basketbollistët tanë po shohin mundësinë e kalimit në kampionatin kosovar të koshit, i cili ofron cilësi më të lartë, mundësi më të mëdha në karrierën sportive dhe pagesa të majme.
Një frikë të tillë të eksodit të lojtarëve tan ë më të mirë drejt ligës së Kosovës në basketboll e kanë shprehur dhe teknikët e specialistët tanë, të cilët thonë se këtë gjë e favorizon shumë dhe vendimi që kanë marrë zyrtarët e federatës së basketbollit të Kosovës, për të mos i quajtur të huaj lojtarët shqiptarë./indeksonline/