Wenger më në fund "çel" kuletën

Arsene Wenger më në fund si duket do ta hapë kuletën për transfere aq shumë të kërkuara nga tifozët e Arsenalit.
Mediat angleze shkruajnë sot se Arsene Wenger kërkon zyrtarisht tre futbollistë për Arsenalin e tij në këtë fundmerkatoje vere. Sipas tyre, tekniku francez do të ketë një prej tre lojtarëve për transfertën e sotme kundër Fenerbahçes në Champions League, por që nuk bëhet e ditur se kush do të jetë.
Që të tre dëshirat e Wenger janë për mesfushën dhe që të tre të njohur për futbollin europian dhe njo vetëm dhe pritet që në orët në vijim transferimet të bëhen edhe zyrtare.
Arsenal nuk po kalon një periudhë të mirë dhe humbja në javën e parë të Premier Leagues kundër Aston Villas e tregoi më së mirë, ndaj dhe blerjet janë shpëtimi i vetëm i "Topçinjve"./indeksonline/