Baste sportive në lokal/ Pranga 30-vjeçarit në Sarandë, procedohet një tjetër

Një 30-vjeçar është arrestuar teksa një 43-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia në Sarandë.
Këta persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Gjatë kontrollit në lokalin e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al