Tragjedi në Gjeorgji/ Gjenden 12 të vdekur në një vendpushim skish, dyshohet se janë helmuar me monoksid karboni

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni në një vendpushim skish në Gjeorgji, raporton BBC.
Trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një dhomë gjumi në vendpushimin e skive të Gudauri në veri të vendit, sipas zyrtarëve.
Policia tha se testet paraprake nuk tregojnë ndonjë gjurmë dhune në trupa dhe dukej se ishte një aksident, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Gudauri është vendpushimi më i madh dhe më i lartë i skive në ish-shtetin sovjetik./abcnews.al