E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Baste të paligjshme, dy në pranga

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Policia e Tiranës në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bastet”.

Policia njofton se si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushërinjtë me njëri-tjetrin.

Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në aparatet celularë të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›