E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë – Sallahu: KQZ-ja shkeli ligjin për rastin e Listës Serbe

PRISHTINË, 6 janar /ATSH/ Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas hedhjes së shortit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se KQZ-ja e ka shkelur ligjin lidhur me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe.

“KQZ shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë në PZAP kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e Listës Serbe. Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP. KQZ ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së”, ka shkruar Sallahu në rrjetin social Facebook.

Sot është hedhur shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

/Kosovapress/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›