E Hënë, 2 Nëntor 2026

Baste të paligjshme, në pranga 5 persona në Tiranë

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se arrestoi pesë persona në një lokal në zonën e Xhamllikut, pasi u kapën dukë vënë baste.

Policia njoftoi sot se “specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç”.

Sipas policisë në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›