E Hënë, 2 Nëntor 2026

I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë liroi sot nga detyra drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnajt, pas mbarimi të mandatit 5-vjeçar.

Gjatë mbledhjes së sotme KLP votoi me 6 vota pro dhe 4 kundër për lirimin nga detyra të Hajnajt.

Ndërkohë, në garë për kreun e BKH-së janë 7 kandidatë, Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

/m.q//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›