Bastet e Ruçit dhe Metës
Kur u kërkoi socialistëve që ta zgjidhnin në krye të tyre, Edi Rama bëri dy premtime të mëdha. Së pari, premtoi se do ti jepte fund përçarjes së të majtës, që e kishte çuar në opozitë, dhe së dyti, premtoi se do ta risillte atë në pushtet pas 4 vjetësh përndryshe, do të jepte dorëheqjen. Por socialistët e Kongresit të PS-së të shtatorit 2005 nuk ia dhanë votën platformës së Ramës. Ish-rebeli antikomunist dhe antikonformist mori më pak se gjysmën e votave të kongresmenëve socialistë.
Dhe në atë moment, në lojë u fut Gramoz Ruçi, njeriu që në të gjitha betejat e brendshme të PS-së, kishte treguar deri atëherë se kishte qenë faktori përcaktues për ta anuar balancën e pushtetit brenda partisë në favor të konkurrentit që ai kishte përkrahur. Gjatë mbrëmjes dhe natës pas dështimit në Kongres të platformës Rama, Ruçi loboi fort për Ramën dhe arriti tua kthejë mendjen një pjese të mirë të kongresmenëve socialistë.
Dhe për këtë, Ruçi pagoi një çmim të madh politik: E konsideroi si një dështim personal rënien e platformës Rama, të cilën e kishte prezantuar në kongres në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së së mbetur pa kryetar. Dhe ai dha dorëheqjen nga posti i vet, ndërkohë që Rama u zgjodh kryetar, me garancinë e dhënë nga Ruçi se ky bast i guximshëm i tij do të inkasohej pas 4 vjetësh.
Në 2007-ën, u duk se gjysma e bastit të Ruçit po inkasohej LSI-ja u fut në koalicionin e PS-së dhe opozita e bashkuar arriti një fitore spektakolare në zgjedhjet bashkiake të qyteteve të mëdha, e sidomos në Tiranë. Rruga e rikthimit të së majtës së bashkuar në pushtetin qendror dukej e shtruar.
Por këtu futet në skenë Kastriot Islami, një politikan i rëndësishëm i PS-së qysh nga themelimi i saj. Duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme dhe sondazhet/anketimet e brendshme të partisë, Islami llogariti se PS-ja mund ti fitonte zgjedhjet parlamentare pa patur nevojën e LSI-së së rikthyer në koalicionin opozitar mjaftonte, sipas tij, që të sajohej sistemi i duhur elektoral dhe PS-ja do të merrte 72-75 mandate kuvendore.
Vendimin që mori Rama rreth koalicionit dhe sistemit elektoral, bazuar në këshillat e Islamit, Ruçi nuk e sfidoi këmborën që ia kishte varur në qafë në 2005-ën, ia la ta tundëte deri në fund. Dhe Rama, në fakt, arriti një rezultat fenomenal elektoral në 2009-ën koalicioni i udhëhequr prej tij mori 124 mijë vota më shumë se çkishte marrë kur udhëhiqej nga Nano. Por sidoqoftë, pa votat e 83 mijë zemrave të majta që shkuan tek koalicioni i udhëhequr nga Ilir Meta, nuk e arriti dot shifrën magjike të 71 mandateve kuvendore.
Ishte faji i manipulimeve të Saliut, e jo ndarja e zemrave të majta, shpjegoi Rama dhe Ruçi e pranoi këtë shpjegim. Dhe jo vetëm e pranoi, por e mbështeti fort Ramën në luftën e tij për ruajtjen e pushteti brenda partisë dhe kundër Saliut që nuk pranonte të hapte kutitë e votimit.
Sidoqoftë, sduhet harruar se ndëjtja e Ramës në krye të PS-së dhe diskreditimi i manipulimeve të Berishës nuk ka qenë qëllim në vetvete për Ruçin basti i tij personal i 2005-sës duhet inkasuar… Një fitore e Ramës në 23 qershor, megjithëse me 4 vjet vonesë, do tu tregonte të gjithë socialistëve se Ruçi di të zgjedhë se kë të mbështesë brenda PS-së. Ndërsa një humbje e Ramës do të shkaktonte një rënie ndoshta të pariparueshme të krebilitetit të Ruçit në sytë e shumicës së socialistëve.
Dhe këtu futet në skenë Ilir Meta, i cili, për arsye të ndryshme nga të Ruçit, ka vënë edhe ai së fundmi një bast publik për fitoren e Ramës në 23 qershor.
Në 4 zgjedhjet e fundit (parlamentare apo lokale), pozicionimi i Metës në garë ka qenë faktori më kryesor për të përcaktuar se cili do të zinte postin e kryeministrit dhe të kryebashkiakut të Tiranës.
Duke qenë i vetëdijshëm për këtë fakt, Rama kapërceu Rubikonin dhe e riftoi Metën në koalicionin prej të cilit e kishte përzënë në 2008-ën. Ndërsa Meta u kthye në koalicion, duke vënë bastin publik se do ta rivërtetojë për herë të 5-të hipotezën se pozicionimi i tij në garë është faktori më kryesor për përcaktimin e fitores së njërit kamp apo tjetrit. Dhe në qoftë se ia del ta fitojë bastin, ai mund ti hapë rrugën vetes për tiu afruar jo pak zemrave të majta që janë plagosur keqazi prej tij, sidomos pas humbjes së Tiranës. Ndërsa në qoftë se e humbet bastin, mund të rrezikojë damkosjen përfundimtare si Hamza Kastrioti par excellence i së majtës
