E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastisje në Komisionin Europian, policia belge kontrollon zyrat në Bruksel për skandalin e pronave 900 milionë euro

Policia belge ka mësyrë, këtë të enjte, zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, duke nisur një kontroll të rrufeshëm mbi dosjet e pasurive të paluajtshme. Operacioni i koduar pas dyshimeve për parregullsi financiare lidhet me shitjen e 23 ndërtesave në vitin 2024.

Hetimi po udhëhiqet nga Prokuroria Publike Europiane dhe në qendër të tij është një marrëveshje prej 900 milionë eurosh me fondin sovran belg.

Agjentët kanë sekuestruar dokumente dhe prova kompjuterike që mund të hedhin dritë mbi këtë transaksion gjigant.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë në Bruksel kanë zgjedhur të heshtin, duke mos dhënë ende një reagim zyrtar për këtë bastisje. Policia belge dhe fondi investues i përfshirë në blerje gjithashtu nuk kanë pranuar të komentojnë për mediat. Kjo ngjarje ka shkaktuar një tronditje të fortë në zemër të Bashkimit Europian, ku integriteti i institucioneve po vihet në pyetje.

Prokuroria Europiane konfirmoi lëvizjen, por theksoi se detajet do të mbeten sekrete deri në përfundimin e verifikimeve.

Ekspertët e shohin këtë hetim si një provë zjarri për llogaridhënien e zyrtarëve më të lartë në kontinent, ndërsa ky skandal i mundshëm financiar pritet të ketë pasoja të mëdha politike për vetë strukturat e Komisionit Europian në vazhdim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›