Trump anulon vendimin që i konsideronte gazrat serë rrezik për shëndetin publik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përmbysur një vendim të rëndësishëm të administratës së Obamës nga viti 2009, i cili e konsideronte emetimin e gazrave serrë një kërcënim për shëndetin publik. Ky vendim, i njohur si “zbulimi i rrezikut”, shërbente si themel ligjor për të gjitha veprimet federale për frenimin e gazrave serrë, përfshirë rregullat mbi automjetet.
Shtëpia e Bardhë e quajti këtë ndryshim “rregullimin më të madh në historinë amerikane”, duke argumentuar se do të ulë kostot për prodhuesit e automjeteve deri në 2,400 dollarë për automjet dhe do të bëjë makinat më të lira për konsumatorët.
Grupet mjedisore e konsiderojnë këtë hap si pengesën më të madhe ndaj luftës kundër ndryshimeve klimatike deri tani dhe kanë paralajmëruar se do ta sfidojnë vendimin në gjykata.
Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se vendimi i vitit 2009 ishte “një politikë katastrofike e epokës së Obamës që dëmtoi industrinë amerikane të automobilave dhe rriti masivisht çmimet për konsumatorët”. Ai e quajti këtë rregull “bazën ligjore për Mashtrimin e Ri të Gjelbër, një nga mashtrimet më të mëdha në histori”.
/rtsh.al/