E Diel, 1 Nëntor 2026

Bathorja pa ujë, banorët protestojnë duke bllokuar rrugën kryesore

Tiranë- Mungesa e ujit në zonën e Bathores në kryeqytet ka detyruar banorët që jetojnë aty të protestojnë duke bllokuar rrugën kryesore.

Mbi 300 persona i kanë bërë thirrje qeverisë të rikthejë ujin e pijshëm në familjet e tyre. Ata kanë thënë se fajtor është kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i cili nuk ka arkëtuar paratë e paguar prej tyre.

Në rrugë është bllokuar qarkullimi dhe është dashur ndërhyrja e policisë.

Pas negociatave dhe premtimit për rikthimin e ujit ata janë larguar. Por nuk kanë munguar edhe paralajmërimet për përshkallëzimin e protestave nëse uji nuk rikthehet.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›