Regjistrimet në universitete, 7 mijë fitues të paregjistruar
23 shtator është afati i fundit ku fituesit e maturës shtetërore duhet të regjistrohen për të hyrë në universitet. Sipas raportimit të fundit zyrtar të Ministrisë së Arsimit nga 27.000 kuota pranimi , përfshirë edhe kuotat e trojeve, janë regjistruar vetëm 20.000 studentë dhe 7 mijë të tjetër ende nuk janë regjistruar në degën ku kanë fituar.
Një numër ky i konsiderueshëm edhe pse Ministria e Arsimit tha se regjistrimi online do të jetë efektivë. Në sekretaritë e fakultetit, edhe pse e djelë, vijon normalisht puna. Disa studentë paraqiteshin për të dorëzuar dokumentet ndërsa disa të tjerë ndodheshin në sekretari sepse nuk kanë aplikuar regjistrimin online.
Mundësia më e madhe për të mos humbur shansin të qënurit student, për këta 7 mijë të rinj ,është të ketë shtyrje të regjistrimit, por për këtë nuk ka ende një konfirmimi zyrtar. Ndërsa fakt është se ata që nuk regjistrohen edhe sot deri në mesnatë, do të humbin mundësinë për të hyrë në auditoret e universiteteve.