E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batista, ceremoni dasme në mes të Pacifikut

"Këtë javë martohem me të fejuarin tim Peter Pettwill në Tuca Puca, ishullin e tij, në mes të Pacifikut".

Kështu ka deklaruar aktorja e bukur braziliane, Linda Batista gjatë një rrëfimi ekskluziv në “Diva e Donna”. Ajo ka treguar se martohet me të fejuarin teksan, producentin kinematografik Peter Pettwill.

Vendi i ceremonisë sipas saj është një mrekulli. Një ishull në mes të Pacifikut, i quajtur Tuca Puca, pronë e Pettwill dhe gjendet saktësisht në arqipelagun e Vanuatu.

E përjavshmja ka ndjekur aktoren gjatë provave të bëra për dasmën, ku stilisti i flokëve Roberto Carminati ka krijuar posaçërisht për të një model të frymëzuar nga tema e detit. Gjithçka duket se është në harmoni të plotë me skenarët tipikë të zgjedhur për dasma të veçanta.

“Tuca Puca është shumë i bukur, deti është i mrekullueshëm. Por për të arritur deri atje duhen 48 orë udhëtim! Kështu që më besoni, nuk ka qenë fare e lehtë për të organizuar dasmën”- ka treguar Batista.

Aktorja që është edhe producente është njohur me bashkëshortin e ardhshëm, Peter Pettwill një vit më parë në New York.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›