E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të shtypë 5 policë, në kërkim 19-vjeçari

Sarandë- Policia e Sarandës dhe ajo e Fierit janë vënë në kërkim të një 19-vjeçari, i pas një përplasjeje me armë me punonjës të një diskoje në Sarandë, në tentativë për t’i shpëtuar policisë, ka tentuar të shtypë 5 efektivë të uniformave blu.

Sipas policisë së Sarandës mësohet se ngjarja merr fill në orët e para të mëngjesit, në një disko në qytetin bregdetar.

“Rades Musaj, 19-vjeç, lindur dhe banues ne qytetin e Sarandes, pasi eshte ndeshur fizikish me dy punonjes të diskos ka qëlluar me armë njërin prej tyre, duke e lënë të plagosur”- thanë burimet policore, duke shtuar se i dëmtuari ndodhet në spitalin e Sarandës.

Të njëjtat burime saktësojnë se lidhur me këtë ngjarje është kërkuar ndihma e Drejtorise se Policise së Qarkut Vlorë dhe Fier, të cilat kanë ngritur postoblloqe.

“Duke dashur t’i shmanget ndalimit në Fier, 19-vjeçari ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka tentuar të shtypë pesë efektivë të policisë”- thanë burimet.

Aktualisht, ai është në kërkim për akuzat vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›