E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayer Leverkusen kërkon Abrashin

Grasshoperi mund të humbasë së shpejti njërin nga lojtarët kryesor të përbërjes së parë. Fjala është për mesfushorin shqiptar, Amir Abrashi i cili së fundmi është veshur kuq e zi, dhe ka luajtur në ndeshjet eliminatore të Kombëtares së Shqipërisë.

Siç raporton “infoticker”, destinacioni i afërt i Abrashit mund të jetë Bundesliga gjermane. Gjithnjë sipas këtij burimi, thuhet se skuadra gjermane, Bayer Leverkusen po e vezhgon prej kohësh dhe po përgatitë ofertën për të, pasi ju duhet një mesfushor me tiparet që ka Abrashi./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›