Ronaldo bën historinë, kalon edhe Puskas

Cristiano Ronaldo me hat-trickun e tij të shënuar ndaj turqve të Galatasaray futet në historinë e lavdishme të Real Madrid.
Siç shkruan sot e përditshmja sportive spanjolle "AS", ylli portugez ka kaluar edhe ikonën e "Los Blancos" Ferenc Puskas përsa i përket numrit të golave të shënuar për Los Blancos: 206 gola në 204 ndeshje, ndërkohë që legjenda hungareze ka shënuar 205 gola.