E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bayern, Flick: 2020 viti special, le ta mbyllim me një rezultat

Trajneri i Bayern, Hansi Flick ka dalë në një konferencë për shtyp, ndërsa të besuarit e tij nesër do të përballen me Union Berlin në transfertë. “Shpresojmë të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tri ndehsjet e mbetura para pushimit. Të mërkurën mbyllëm Champions me një fitore. Në Bundesligë duam të mbyllim 2020, që ishte një vit i veçantë, me një rezultat pozitiv. Tolisso është stërvitur dje, le të shikojmë se si do reagojë në vazhdim. Kimmich është në rrugën e duhur, ndoshta mund të integrohet me grupin gjatë javës së ardhshme. Coman? E rëndësishme është që të ketë besim në pikat e tij të forta. Është i fortë kur mbrojmë dhe niset menjëherë në kundërsulm”, ka deklaruar trajneri i Bayern.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›