Bayern Sammer kritikon futbollistet

Bayern-i i Guardiola-s fiton por nuk bind. Ndërkohë, drejtori sportiv i bavarezëve, Matthias Sammer, rikthehet të kritikojë skuadrën.
“Loja jonë ka qenë disi letargjike dhe kemi luajtur një futboll pa fantazi, - tha me ton të lartë Sammer. - Duhet të shkundemi, po shfaqemi shumë të relaksuar, pasi kemi fituar 5 tituj në 15 muajt e fundit dhe pasi Ribery është nominuar si lojtari më i mirë në Europë. Ai cikël ka marrë fund, tashmë jemi nisur nga zero. Mund të bëjmë akoma më mirë”. Fjalët e Sammer nuk shënjestrojnë Guardiola-n, por lojtarët, të cilët akuzohen se po fshihen pikërisht pas trajnerit të ri. “Çdo ditë Pep-i gjendet këtu dhe atje, - shtoi drejtuesi i Bayern Munich, pas suksesit në Bundesligë ndaj Hannover-it. - Kjo është gjëja e fundit që bëjmë”. Të martën në mbrëmje Bayern Munich do të debutojë në Champions League, duke pritur CSKA-në e Moskës, si fitues në fuqi i këtij trofeu. / Top Channel