E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca pershendet marreveshjen SHBA-Rusi

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka përshkruar marrëveshjen SHBA-Rusi për armët kimike të Sirisë si një “hap të rëndësishëm drejt objektivit të madh, atij të zgjidhjes politike të luftës civile në Siri”.

“Mundësia e ndërhyrjes ushtarake duhet të qëndrojë, përndryshe nuk do të ketë presion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe hapi i radhës duhet të jetë gjetja e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri”, theksoi Hollande. Edhe Damasku e konsideron marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë një fitore që shmang luftën. Pakti u bë publik të shtunën, pas tre ditë bisedimesh mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, SiriaArsenali kimik i SirisëSiria përshëndet marrëveshjenObama mirëpret marrëveshjen ruso-amerikane dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov. Ministri sirian i Pajtimit, Ali Hajdar, i tha agjencisë ruse të lajmeve, Ria Novosti, se “marrëveshja është e mirëpritur”. “Në njërën anë ndihmon Sirinë të dalë nga kjo krizë - tha ai, - dhe në tjetrën shmang luftën kundër Sirisë, duke i penguar ata që kërkonin ta nisnin, pa pasur argumentet për ta bërë. Kjo është një fitore, që Siria arriti në sajë të miqve rusë”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e mirëpriti marrëveshjen e arritur me Rusinë, që sanksionon dorëzimin dhe shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë deri në mesin e 2014-s. Obama e konsideroi këtë si një “hap të rëndësishëm përpara”. Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u tregua i kujdesshëm të saktësonte se Uashingtoni pret prej regjimit të al-Assad që të përmbushë të gjithë detyrimet e tij dhe se një ndërhyrje e mundshme ushtarake mbetet gjithmonë një opsion nëse kjo nuk do të ndodhë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›