Bayern festë golash, por Union shtang Dortmundin dhe mbetet i

Bayern zuri mori vendin e dytë me -4 nga surpriza Union Berlin duke mposhtur Freiburg me rezultatin 5-0. Në Allianz Arena, bavarezët kaluan në avantazh në 13′ me Gnabry. Në 33′ është 2-0: Choupo-Moting asistohet në zonë nga Sané dhe dyfishon me një diagonale. Në minutën e 53′, ndeshja është mbyllur tashmë: Sané shkëmben me Choupo-Moting dhe me të majtën gjen këndin.
Bayern jep shfaqje dhe tre minuta më vonë realizon pokerin: Gnabry i shërbeu Mané, mbeti i vetëm në zonë dhe ish-sulmuesi i Liverpool firmosi 4-0. Në minutën e 80′, tabela plotësohet me golin e Sabitzer, i cili ndodhet në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. Bayern ngjitet kështu në 19 pikë, +1 ndaj Freiburgut dhe -4 nga vendi i parë.
Surprizë në Berlin: Union mundi 2-0 Dortmundin dhe mbetet në krye të tabelës, tani në +4 ndaj Bayern. Heroi i ditës është Janik Haberer: 28-vjeçari shënoi dy golat ndaj verdhezinjve në 21 minutat e para. Në pjesën e dytë, Union nuk u ndal duke krijuar mundësi të tjera shënimi.
Dortmundi, nga ana tjetër, bëri shumë pak për të rihapur ndeshjen. Union Berlin konfirmoi vendin e parë, ndërsa Dortmundi ra në -7 nga maja dhe mbeti në 16 pikë së bashku me Mönchengladbach dhe Këln.