E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpëtohen 92 emigrantë në Greqi! Autoritet fajësojnë Turqinë: Na i sollën me varka

Rojet kufitare greke dhe Frontex shpëtuan 92 emigrantë, të cilët ishin pa rroba dhe të paushqyer në brigjet e lumit Evros, në kufirin verilindor me Turqinë.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve tha se emigrantët “ishin braktisur plotësisht të zhveshur dhe pa asnjë pajisje”.

Pasi u shpëtuan, ata u thanë oficerëve të Departamentit të Rojës Kufitare se ishin transportuar në Evros nga autoritetet turke me tre automjete, ku hipën në varka plastike për të kaluar në anën greke.

“Turqia vazhdon të instrumentalizojë hapur emigrantët, të shkelë të drejtat e njeriut, të shkelë ligjin ndërkombëtar. Ndërsa Greqia po mbron në mënyrë efektive kufijtë e saj, duke treguar respekt për jetën njerëzore, Turqia vazhdon të injorojë jo vetëm ligjin ndërkombëtar, por edhe sjelljen bazë njerëzore”, tha ministria.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›