E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern kërkon Bonuccin

Menaxheri i qendërmbrojtësit të Barit, Leonardo Bonucci ka njoftuar për interesimin nga Bayern Munich për klientin e tij. Drejtuesit e Barit më herët, gjatë këtij sezoni, konfirmuan interesimin nga Manchester United dhe Arsenal.

“Deri më tani kanë qarkulluar shumë spekulime rreth Leonardos. Mund të them se Bayern është në mesin e klubeve të huaja të interesuara për Leonardon, por së pari duhet të zgjedhin pronësinë e tij të përbashkët me Genoan”, ka thënë Davide Torchia për Tuttomercatoweb.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›