Champions, caktohen çiftet çerekfinaliste. Barcelona përballë Arsenalit

Barcelona ka gjetur Arsenalin ne rrugen e saj per te ruajtur titullin Kampione e Evropes. Ky ka qene fati i skuadres se Pep Guardioles ne shortin e hedhur ne Nion te Zvicres, qe ka percaktuar edhe ciftet e tjera cerekfinaliste te Champions. Barcelona do te luaje ndeshjen e pare ne “Emirates Stadion” te Londres, nderkohe qe sfiden e kthimit do ta zhvilloje ne tempullin e saj “Kamp Nou” ku dhe do te kerkoje te vendose perfundimisht kualifikimin.
Goglat e shortit nuk kane percaktuar nje sfide tjeter te madhe mes dy gjigandeve te futbollit evropian, Manchester United dhe Bajern i Mynihut. Dy superfuqite e futbollit anglez dhe atij gjerman do te perballen ne ndeshjen e pare ne “Allianz Arena”, dhe ne takimin e kthimit ne “Old Traford” per te percaktuar perfundimisht emrin e skuadres qe do te vazhdoje aventuren e saj ne gjysmefinalet e Champions.
Me fat ka qene Interi i Hose Mourinho, qe ne cerekfinalet e Liges se Kampioneve do te luaje kunder CSKA te Moskes. Nje sfide e lehte ne pamje te pare per zikalterit, por ruset ishin surpriza e ketij edicioni, nderkohe qe kampionet e italise do te luajne ndeshjen e kthimit ne Moske. Gjithsesi, Mourinho duhet te mendoje edhe per me tej, pasi nese skuadra e tij kualifikohet, ne gjysmefinale do te ndeshjet me njeren prej Barcelones dhe Arsenalit.
Cifti tjeter cerekfinalist do te jete i tere francez, pasi shorti ka vendosur perballe Lionin dhe Bordone, ne nje derbi te vertete.
Ndeshjet e vajtjes do te luhen me 30 dhe 31 mars, ndersa ato te kthimit me 6 dhe 7 prill.
Nertan Prifti