Bayern “masakron” Leipzig-un, bavarezët shënojnë pesë gola dhe shtojnë presionin ndaj Leverkusen

Bajerni i Mynihut ushtron presion ndaj ndjekësve në kampionatin gjerman duke fituar me goleadë 5 me 1 kundër Laipcig në hapje të javës së 15.
Bavarezët u ngjitën në 36 pikë, për momentin 7 me shume sesa Leverkuseni ndjekës.
Ndërsa nga ana tjetër vijon paqëndrueshmëria në rezultate Laipcig që nuk arrin të ketë stabilitet në fitoret radhazi.
Në Alianx kundër Bajernit nuk patën sidoqoftë asnjë shans. Starti i ndeshjes ishte i zjarrtë, teksa Musiala zhbllokoi shifrat që në sekondat e para, ndërsa slloveni Sheshko barazoi pas vetëm një minute për miqtë.
Megjithatë skuadra vendase ishte dukshëm superiore teksa Lajmer kaloi në avantazh ekipin e Kompani në minutën e 25, ndërsa Xhoshua Kimish i çoi skuadrat ne dhomat e zhveshjes me shifrat 3 me 1.
Në pjesën e dytë bavarezët u kujdesën më shumë për të administruar këtë rezultat të sigurt, ndërsa miqtë bën shumë pak për të merituar më shumë.
Sidoqoftë për t’i dhënë më shumë entuziazëm fitores së Bajernit menduan Sane dhe Deivis.
Brenda pak minutash ata shënuan dy golat e fundit të ndeshjes për ti dhënë bavarezëve një sukses që shton presion mbi ndjekësit që kanë mundësi të rishkurtojnë diferencat Leverkusen dhe Ajntraht Frankfurt./vizionplus.tv