E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milan fiton ndaj Veronës, kuqezinjtë marrin tre pikët por nuk bindin me lojën

Suksesi minimalist ndaj Veronës në ndeshjen hapëse të javës së 17 të kampionatit italian qetësoi disi kuqezinjtë në planin e renditjes, mirëpo nuk ndryshon klimën jo të mirë tek skuadra milaneze, shoqëruar kjo edhe me lojën ende jo bindëse.

Edhe në transfertën e Bentegodit, skuadra tregoi probleme të konsiderueshme, shumë pak qëndrueshmëri dhe vuajtje në fund ndaj një kundërshtari realisht modest si Verona. Pjesë e parë e luajtur nën ritmet mesatare në Verona, teksa kuqezinjtë provuan në vetëm një rast nga distanca me anë të portugezit Rafael Leao.

Dy portierët ishin protagonistë deri në fund të pjesës së parë. Noslin nga distanca vuri në provë Majk Menjon, ndërsa në krahun tjetër Montipo devijoi në mënyrë vendimtare një gjuajtje të bukur nga distanca të Terraçanos. Në të dytën Milani e nisi më fort ndeshjen duke qenë kërkues pranë zonës vendase dhe ia doli të shënojë në minutën e 56.

Pasimi fantastik i Fofana u konkretizua nga e djathta e bukur e Rejnders.  Pak çaste më vonë ishte i riu Aleks Himenez që provoi të dyfishonte nga distanca por Montipo ndërhyri saktë. Verona shtyu shumë në fazën finale të ndeshjes duke përfituar nga mbrëmja e mirë e Suslov, mirëpo nuk arriti dot të vinte në vështirësi serioze portierin Majk Menjon.

Tre pikë të çmuara që ngjitet në kuotën 26 në vendin e shtatë, mirëpo problemet vazhdojnë. Dëmtimi i Leaos është njëri prej tyre, pa harruar kontestimin sërish të tifozëve kundrejt Presidencës amerikane. Mesazhe të forta të Fonsekes kundër Teo Hernandez që u fut si zëvendësues, e që do vijojë të jetë i tillë mesa duket pasi trajneri portugez preferon tashmë Aleks Himenez./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›