Bayern mund Unionin dhe i afrohet Leverkusenit

Në ndeshjen e prapambetur, atë të javës së 13-të të Bundesligës, Bayern është rikthyer te fitorja, i cili pas dështimit ndaj Ëerder Bremenit triumfoi 1-0 ndaj Union Berlin. Pas një pjese të parë të bllokuar, bavarezët thyen ngërçin dhe shënuan me Guerreiron në minutën e 46-të.
Trajneri i Unionit, Bjelica u përjashtua nga fusha në minutën e 75-të pas një sherri me Sané. Me këto tri pikë, Bayern rikthehet në -4 pas liderit Leverkusen, me po aq ndeshje të luajtura.