E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, rikthehet në paraburgim 50-vjeçar shqiptar

Gjykata në Greqi  ka pranuar propozimin e Prokurorisë së çështjes e cili kërkoi kthimin në paraburgim të 50-vjeçarit që vrau kunatin e tij pasi kishte prova që kishte përdhunuar të bijë për disa vite.

Propozimi i Prokurorit u miratua përfundimisht nga anëtarët e Këshillit të Kundërvajtjeve të Volos dhe vendosi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit nga Argalasti, i cili vrau përdhunuesin 33-vjeçar të vajzës së tij.

Fatmir Terallari, 50-vjeçari shqiptar që vrau përdhunuesin e të bijës në Greqi, qëndronte në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes Prokurorit dhe Hetuesit.

Pas vrasjes së kunatit Erjon Pelivani, Terallari ka deponuar në polici se vajza fillimisht ka refuzuar të tregonte se kush ishte autori, por me ndihmën e një psikologeje 18-vjeçarja ka treguar dhe është marrë vesh se bëhet fjalë për Erjon Pelivanin, të dy janë ndjerë keq psikologjikisht.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›