Bayern, ndalesë e dyfishtë: Kimmich dhe Muller me Covid

Problem i dyfishtë në në shtëpinë e Bayern Munich, që pa Joshua Kimmich dhe Thomas Muller të ndalen me një goditje të vetme disa orë pas fitores 4-0 ndaj Bayer Leverkusen, në të cilën të dy luajtën titullarë.
Dy lojtarët, siç thuhet në një shënim nga klubi bavarez, “dolën pozitivë me Coronavirus këtë të shtunë. Të dy janë pa simptoma dhe janë mirë. Kimmich dhe Muller – përfundon shënimi i publikuar në profilet sociale të Bayern Munich – janë në izolim”. Të dy do të mungojnë në ndeshjen e radhës të Champions League, e cila të martën më 4 tetor do të shohë bavarezët (të parët në Grupin C përpara Barcelonës dhe Interit) të përballen me çekët e Plzenit në shtëpi.