E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dinamo ndalet, Burreli gjen fitoren e parë

Është mbyllur sot java e katërt e Kategorisë së Parë me dy ndeshje të luajtura, atë mes Tomorit dhe Dinamos si dhe Burrelit e Orikut. Në Berat gjithçka është mbyllur në barazim 1-1. Të parët që shënuan ishin vendasit, të cilët finalizuar në minutën e 12-të me anë të Cacos. Kryeqytetasit arritën të vendosin barazpeshën me anë të Danajt në minutën e 37-të. Kjo ndales e Dinamos bën që të ndajnë kryesimin bashkë me Tërbunin e Korabin në kuotën e 8 pikëve.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Burreli ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë sezon duke mundur Orikun me rezultatin 1-0. Gjithçka është vendosur në minutën e 16-të të takimit nga një gol i Farrukut. Një sukses që e largon skuadrën matjane nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›