E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern shënon fitore 5-1 ndaj Bochumit

Disa ditë pasi mposhti Juventusin në Olimpico me rezultat 4-1, Bayerni ka shënuar edhe një fitore të lartë, kësaj here 5-1 ndaj Bochumit, i ndihmuar edhe nga një autogol i Mërgim Mavrajt.
Serinë e golave për gjigantin gjerman e hapi Mario Gomes në minutën e 23-të të lojës, ndërsa atë e dyfishoi mbrojtësi shqiptar i Bochum, Mërgim Mavraj, i cili shënoi në portën e ekipit të tij dhjetë minuta më pas (33').

Ivica Olic çoi bavarezët në pushimin mes pjesëve me epërsi prej tre golash, pasi shënoi pas edhe dhjetë minutash tjera (43').

Sulmuesi kroat shënoi edhe golin e tij të dytë me të filluar pjesa e dytë (49'), ndërsa golin e pestë për ekipin e trajnerit Louis van Gaal e shënoi kroati tjetër Daniejel Pranjic në minutën e 56-të.

E gjithë çfarë arritën vendasit ishte një gol i nderit i shënuar nga Christian Fuchs, 14 minuta para fundit të ndeshjes (76').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›