E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: GJND jo vendim kundër pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se nuk beson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë vendim kundër pavarësisë së Kosovës.
Ai ka deklaruar për mediat se Kosova është paraqitur mjaft mirë para GJND-së, së bashku me aleatët e saj.

"Pas këtij procesi Kosova duhet të intensifikojë diplomacinë. Institucionet e Kosovës, tha ai, duhet të përqendrohen në forcimin e stabilitetit politik, të sigurisë, të sundimit të ligjit, në zhvillimin ekonomik, në krijimin e lehtësirave për investitorët e brendshëm dhe të jashtëm etj", tha kreu i Kuvendit të Kosovës .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›