E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bayern, stërvitja e lodhshme e De Ligt në ditën e pushimit

Rrugët e Matthijs de Ligt dhe Juventusit nuk u ndanë në mënyrë krejtësisht të qetë. Transferimi te Bayern për 77 milionë euro, një nga operacionet më të rëndësishme të merkatos së 2022-ës, pati një gjurmë polemikash sidomos te Juventus pas deklaratave të para të holandezit si lojtar bavarez. Ky i fundit, në fakt, e pranoi me “shumë entuziazëm” transferimin në Gjermani.

Nga ana tjetër, De Ligt luajti vetëm 13 minuta në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit me Leipzig në Superkupën e Gjermanisë.Një zgjedhje e lidhur me atë që ai nuk konsiderohet ende plotësisht gati. De Ligt duhet të punojë shumë dhe prova erdhi menjëherë pas suksesit të së dielës. Si ish-lojtari i Juventusit, ashtu edhe blerja tjetër e re Mathys Tel, i marrë nga Rennes për rreth 30 milionë euro, kanë bërë një seancë speciale stërvitore, ndërsa gjithë pjesa tjetër e skuadrës e ka patur të hënën pushim.

Rezultati? Pas 50 minutash stërvitje, si De Ligt ashtu edhe Tel janë dukur të shkatërruar. Gjuha e trupit e dy lojtarëve nuk kanë lënë hapësirë për dyshime. Holandezi, në fakt, është shtrirë në tokë i rraskapitur. Klubi gjerman po e lodh de Ligt nga pikëpamja fizike për ta bërë atë edhe më të fortë dhe më të strukturuar në mënyrë që holandezi të jetë gati për çdo sfidë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›