Bayern tre gola Bochum-it, fiton edhe Dortmund

Bayern dominon në shtëpi ndaj Bochum, përfundon 3-0 në Allianz Arena. Në pjesën e parë, bavarezët e nisën fuqishëm, me shumë raste të krijuara në 20 minutat e para. Sanè dhe Gnabry ndër më të frymëzuarit në njëmbëdhjetëshen e Nagelsmann. Gjithsesi, avantazhi mbërriti në minutën e 41-të, kur Thomas Muller përfitoi nga një gabim i mbrojtjes dhe firmosi për 1-0 nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë vendasit aktivizojnë edhe Coman dhe është pikërisht francezi që shënon për 2-0 në minutën e 64-të me një diagonale vdekjeprurëse në një asistim të Musialës. Dhjetë minuta më vonë vjen finalja 3-0, e shënuar nga Gnabry. Bayern vazhdon epërsinë, duke u ngjitur në 43 pikë dhe Bochum mbetet në 19 pikë.
Fitoi edhe Borussia Dortmund, 2-0 në fushën e Ëerder Bremen. Një pjesë e parë jo emocionuese, me skuadrat që studionin shumë. Verdhezinjtë iu afruan disa herë avantazhit, por u rikthyen në dhomat e zhveshjes pa asnjë gol. Në pjesën e dytë, të njëmbëdhjetët e Terzic shtyjnë për epërsinë 1-0, duke e gjetur atë në minutën e 67-të me golin e Bynoe-Gittens. Në minutën e 84-të BVB e mbylli ndeshjen, me golin e Brandt. Përfundon 2-0, me Borussia që ngjitet në 40 pikë në renditje. Ëerder Bremen mbetet në 27.