E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayerni “blindon” Kane, arrihet marrëveshja për zgjatjen e kontratës

Bayerni i Mynihut dhe Harry Kane do të vazhdojnë së bashku. Bavarezët e kanë siguruar të ardhmen e tyre me qendërsulmuesin anglez, i cili i ka thënë “po” zgjatjes së kontratës me skuadrën gjermane.

Duhet të saktësohen detajet e fundit, e më pas vjen njoftimi; lojtari, i lindur në vitin 1993, do të mbetet pika referuese e projektit.

Lajmi vjen nga Sky Sports UK, sipas të cilit Bayerni ka arritur një marrëveshje me Kane për një rinovim.

Kontrata e sulmuesit do të zgjatet deri më 30 qershor 2029; palët po finalizojnë detajet formale përpara njoftimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›